COM-ING sh.p.k apo thjeshtë COM-ING është një kompani lokale e TIK-ut e rindërtuar në vitin 2013, me lokacion në Pejë, pronar i kompanisë COM-ING është Burim Berisha. Kompania është ndërtuar në vitin 1996 ku në atë kohë ishe duke vepruar si një institucion arsimor kryesisht duke ndjekur kurse kompjuterike. Aktivitetet e COM-ING janë të lidhura ngushtë me jetën, dhe aktivitetin e pronarit. Pasi 13 viteve jetës dhe punë në Prishtinë, zotëri Burim Berisha vendosi se ishte koha për t’u kthyer në vendlindje dhe të rindërtojë kompaninë. Motivime të ndryshme ishin pjesë e këtij vendimi, ndërkohë një nga kryesoret ishte të kontribuonte me inovacionin e teknologjisë në regjionin e Pejës.
Kompania është e specializuar në ofrimin e edukimit dhe shërbimeve të TIK-ut në fushën e teknologjisë së informimit, me një portofol të gjerë duke filluar nga infrastruktura e TIK-ut, edukimi i TIK-ut, softuer dhe zhvillim të uebit, konsulentë të TIK-ut, siguria e informacionit, telekomunikacioni dhe inovacioni i TI-së.
MISIONI ynë është ofrimi i shërbimeve të TI-së, kryesisht për bizneset Kosovare, duke i lejuar ata të përqendrohen në aktivitetet e tyre të biznesit. Kënaqësia e klientëve është referenca jonë me e mirë.
VIZIONI ynë është që të jemi lider të tregut në ofrimin e infrastrukturës të TI-së dhe shërbimeve të zhvillimit softuerik, duke qenë fokus për kërkesat e biznesit në rajon. Përfundimisht, qëllimi ynë është që t’iu ofrojmë klientëve tanë shërbime dhe zgjidhje të cilat janë të lehta për tu zbatuar dhe me çmim të arsyeshëm.
Ne fillojmë me njohjen e kërkesave të juaja. Ne analizojmë nevojat e juaja dhe bëjmë skicimin e planit të realizimit të projektit tuaj. Ne gjatë tërë kohës punojmë së bashku me klientin. Gjatë të gjitha fazave të projektit ne komunikojmë me ju! Prej web ...
Kompania jonë ofron shërbim të plotë të teknologjisë informative nga bazike deri më komplekse për biznese dhe industri të ndryshme. Sektori i zhvillimit softuerik është i fokusuar në zhvillimin e aplikacioneve softuerike sipas kërkesave të klientit qofshin ato...
Prova kryesore e kompanisë sonë është vargu i produkteve që janë të lidhura me ne, që ofrojnë klienteve tonë kualitet të shkëlqyeshëm. Linja e jonë e produkteve përbëhet nga aplikacionet për menaxhimin e rasteve, menaxhimin e incidenteve, menaxhimin e nxënësve...