Home / Rreth nesh

Rreth nesh

COMINGPE SH.P.K

apo thjeshtë COM-ING është një kompani lokale e TIK-ut e rindërtuar në vitin 2013, me lokacion në Pejë, pronar i kompanisë COM-ING është Burim Berisha. Kompania është ndërtuar në vitin 1996 ku në atë kohë ishe duke vepruar si një institucion arsimor kryesisht duke ndjekur kurse kompjuterike. Aktivitetet e COM-ING janë të lidhura ngushtë me jetën, dhe aktivitetin e pronarit. Pasi 13 viteve jetës dhe punë në Prishtinë, zotëri Burim Berisha vendosi se ishte koha për t’u kthyer në vendlindje dhe të rindërtojë kompaninë. Motivime të ndryshme ishin pjesë e këtij vendimi, ndërkohë një nga kryesoret ishte të kontribuonte me inovacionin e teknologjisë në regjionin e Pejës.

Kompania është e specializuar në ofrimin e edukimit dhe shërbimeve të TIK-ut në fushën e teknologjisë së informimit, me një portofol të gjerë duke filluar nga infrastruktura e TIK-ut, edukimi i TIK-ut, softuer dhe zhvillim të uebit, konsulentë të TIK-ut, siguria e informacionit, telekomunikacioni dhe inovacioni i TI-së.

MISIONI ynë është ofrimi i shërbimeve të TI-së, kryesisht për bizneset Kosovare, duke i lejuar ata të përqendrohen në aktivitetet e tyre të biznesit. Kënaqësia e klientëve është referenca jonë me e mirë.

VIZIONI ynë është që të jemi lider të tregut në ofrimin e infrastrukturës të TI-së dhe shërbimeve të zhvillimit softuerik, duke qenë fokus për kërkesat e biznesit në rajon. Përfundimisht, qëllimi ynë është që t’iu ofrojmë klientëve tanë shërbime dhe zgjidhje të cilat janë të lehta për tu zbatuar dhe me çmim të arsyeshëm.

Profilin e kompanise mund ta gjeni ne dokumentin ne Link COM-ING Company Profile 2019_draft

Top
Ndrysho Gjuhën